Covid

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve vlerëson se marrja e masave nuk është një zgjidhje alternative por obligative

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka vlerësuar se rritja enorme e numrit të rasteve të prekura me SARS COV 2, që për pasojë ka edhe numrin e lartë të vdekjeve në vend, nuk duhet të tolerohet të vazhdoj më tutje, prandaj, marrja e masave nga ana e Qeverisë nuk është një zgjidhje alternative por obligative. Kjo shoqatë thekson se e kuptojnë që shëndeti i ekonomisë është më i rrezikuar se asnjëherë tjetër, por pa një shëndet publik edhe ai ekonomik nuk do të na duhet. “Gastronomia duhet ta merr pjesën e vet të përgjegjësisë që ka sa i përket shëndetit publik edhe pse i bie barra më e madhe. Por këtë rregull e ka përcaktuar virusi dhe askush tjetër. Ftojmë të gjithë akterët politik, shoqërinë civile, mediat, bizneset dhe të gjithë qytetarët që së bashku ta luftojmë pandeminë dhe përhapjen e saj”, thuhet në një komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …