Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, humanisti Halil Kastrati nga Jetimat e Ballkanit dhe Selim Pacolli, kanë vizituar familjet që janë prekur nga vërshimet e janarit të këtij viti, shtëpitë e të cilëve u bënë të pabanueshme nga dëmtimet si pasojë e fatkeqësisë. Me këtë rast, atyre ju kumtua lajmi se po bëhen me shtëpi të reja, të cilat do të ndërtohen nga Shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Fondacioni Behgjet Pacolli. Kryetari Nura ka përgëzuar familjet e Isak Smajlit – Kuçicë, Jetullah e Avdullah Imerit – Tushilë, Xhafer Zyhranit – Llaushë dhe Isuf Gjokajt – Skenderaj, të cilët shumë shpejt do të vazhdojnë jetën në kushte më të mira banimi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
