leoni

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuruan 1000 kg mish për familjet me nevojë nga komuna e Hanit të Elezit

Në vazhdën e ndihmës së vazhdueshme që Shoqata “Jetimat e Ballkanit” po bëjnë për komunitetin e Komunës së Hanit të Elezit, janë edhe 1000 kg mish të cilat sot u sollën nga kjo shoqatë. 200 familje me nevojë nga komuna e Hanit të Elezit do të përfitojnë nga 5 kg mish nga kjo ndihmë e cila nga kjo shoqatë është grumbulluar me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në emër të komunës dhe në emër të familjeve përfituese falënderon Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për kujdesin e vazhdueshëm për familjet me nevojë në komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …