Shoqata “Skënderbej” e veteranëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dorëzuar një mirënjohje gjeneralit të UÇK-së Sami Lushtaku, i cili në zgjedhjet lokale për kryetar të komunave fitoi me mbi 83% të votave në komunën e Skënderajt.
Mirënjohjen, kryetarit Lushtaku ia dorëzuan bashkëluftëtarët Astrit Huskaj – kryetar i OVL të UÇK-së në Amerikë dhe Naser Morina – Bardheci.
“Sot pata nderin të pranoj mirënjohje nga Shoqata “Skënderbej” e veteranëve shqiptarë në Amerikë, e dorëzuar nga bashkëluftëtarët Astrit Huskaj – kryetar i OVL të UÇK-së në Amerikë dhe Naser Morina – Bardheci.
Kjo mirënjohje ka vlerë të veçantë, sepse vjen nga ata me të cilët ndam idealin më të madh të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.
Faleminderit nga zemra për vlerësimin dhe respektin që vazhdoni të tregoni për Kosovën”, ka shkruar kryetari Lushtaku.