Shoqata “Vitia” në Gjenevë nderoi kryetarin Haliti me mirënjohje

Për kontribut në organizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta me Shoqatën “Vitia”, e veçanërisht në organizimin e Mbrëmjes Humanitare për grumbullim të mjeteve për familjet e pastreha, kryetari i kësaj shoqate Xhavit Islami ka nderuar kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin me një mirënjohje. “Kjo mirënjohje i dhurohet kryetarit Haliti për kontributin e dhënë në vazhdimësi për uljen e rasteve sociale dhe të pastrehëve në komunën e Vitisë”, ka thënë Islami. Kurse kryetari Haliti, ka falënderuar udhëheqësit dhe anëtarët e Shoqatës “Vitia” në Gjenevë, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka premtuar që edhe në të ardhmen do të jetë përkrahë iniciativave të përfaqësuesve të kësaj shoqate

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …