Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

Shoqatat e dala nga lufta: Partitë politike po e çojnë vendin drejt ngërçit të rrezikshëm

Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare ka lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj partive politike parlamentare, pasi këto nuk iu përgjigjën ftesës për tryezën e 26 shtatorit, me temën “Konstituimi i institucioneve qendrore – zgjidhja e ngërçit politik”. Në deklaratë thuhet se mosfunksionimi i institucioneve është bërë barrë e rëndë për vendin dhe se ngërçi politik po rrezikon stabilitetin e brendshëm në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike janë dramatike. “Konstituimi i institucioneve është nevojë jetike. Pa Legjislativ dhe Ekzekutiv funksional, vendi mbetet i pambrojtur ndaj tronditjeve financiare dhe rreshtimeve të reja ekonomike në botë”, thuhet në deklaratë. Shoqatat kritikojnë partitë politike se janë “të rëna në dëlirin e moskokëçarjes për shoqërinë civile” dhe paralajmërojnë se kjo sjellje po e lëndon bërjen e shtetit. “Ne nuk i kemi sfiduar deri tani, për hir të ëndrrës sonë të përbashkët për shtetin. Por i bëjmë thirrje të mos e vonojnë më bërjen e tij”, përfundon deklarata e shoqatave të dala nga lufta.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf B.Bajrami: Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë , nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e kryera në Kosovë (1998–1999)

Isuf B.Bajrami: Serbia në arkitekturën e ndikimit rus dhe rajonal: nyje strategjike, armë dhe lidhje ekstremiste

Roli i Serbia në Ballkan dhe më gjerë ka një rëndësi strategjike që shpesh nënvlerësohet, …