Shpallen “Lexuesit e Vitit 2025” në bibliotekë – aktivitet i pasuruar me kuiz historie dhe pika muzikore

Në ambientet e bibliotekës u organizua aktiviteti për përzgjedhjen e “Lexuesit të Vitit 2025”, ku u shpallën lexuesit më të dalluar për këtë vit. Në sektorin për të rritur u vlerësuan Biser Mehmeti dhe Erëza Avdullahu, ndërsa në sallën e leximit çmimet iu ndanë Rinis Azemit dhe Dea Mustafës. Në sektorin për fëmijë u shpallën fitues Bletë Halili dhe Desar Ramiqi.

Me mirënjohje të veçantë u nderua arsimtarja e historisë Mimoza Rushiti për përkushtimin dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm, si dhe bashkëqytetari Vyrtyt Hasani për kontributin e tij të çmuar me donacione për bibliotekën.

Në kuadër të aktivitetit u zhvillua edhe një kuiz historie me pyetje të përgatitura nga arsimtarja Mimoza Rushiti për nxënësit e SHFMU “Ahmet Hoxha”. Atmosfera festive u pasurua me pika instrumentale të interpretuara nga nxënësit e Shkolla e Muzikës “Çesk Zadeja”, të cilat i dhanë ngjarjes një frymë të veçantë kulturore dhe artistike.

Kontrolloni gjithashtu

Zbatimi i ligjit është obligim i të gjithëve

Komuna e Skenderajt është duke zbatuar vazhdimisht dhe pandërprerë legjislacionin në fuqi, duke i informuar …