Enver Hoxha ishte një nga mendimtarët më të mëdhenj të botës.
Ai ishte njohës i mirë i shkencave natyrore dhe shoqërore, si dhe një analitik brilant për problemet gjeostrategjike dhe shoqërore në botë.
Te figura e Enver Hoxhës shikojmë kryepatriotin, burrin e madh të shtetit, udhëheqësin brilant të popullit shqiptar.
Absolutisht të gjitha arritjet dhe sukseset në epokën e socializmit janë të lidhura me kontributin e paçmuar të Enver Hoxhës.
Të gjithë megafonët e ndryshkur të borgjezisë, që janë rreshtuar në këtë llogore për të mohuar apo për të hedhur baltë mbi figurën e ndritshme të Enver Hoxhës, apo mbi epokën enveriane, nuk ia heqin aspak shkëlqimin së lavdishmes; përkundrazi, ia ngrenë në një shkallë më të lartë vlerat e saj.
Nuk ka asnjë ngjarje apo betejë heroike të Partisë e të popullit shqiptar, të kryer gjatë viteve të LANÇ-it dhe në 50 vitet e epokës së revolucionit e të socializmit, që të mos jetë e lidhur me emrin e Enver Hoxhës, i cili, në krye të vendit, të Partisë dhe të popullit, ka qenë jo vetëm pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha kthesat e betejat e rëndësishme të historisë së re të Shqipërisë, por edhe personaliteti më i shquar që ka drejtuar dhe ka çuar vendin e popullin shqiptar nga fitorja në fitore.
Te figura e Enver Hoxhës, populli dhe komunistët shohin të mishëruara virtytet më të larta të kombit tonë të lashtë:
-
mençurinë dhe urtësinë popullore;
-
karakterin luftarak e fisnik të tij;
-
traditat historike të shquara;
-
shpirtin kryengritës e bujar, kalitur në luftërat e gjata shekullore për liri e pavarësi, për dritë e dije, për tokë e bukë.
Askush në historinë e vendit të shqiptarëve nuk mund të matet e të krahasohet me Enver Hoxhën për çfarë Enveri ka bërë e ka dhënë për vendin dhe për kombin e tij.
Enver Hoxha është themeluesi, organizatori dhe udhëheqësi i PKSH-së (PPSH); është udhëheqësi, organizatori dhe strategu legjendar i LANÇ-it dhe i revolucionit popullor; është krijuesi dhe drejtuesi i pushtetit të ri popullor të tipit të diktaturës së proletariatit.
Është burrshteti më i shquar dhe arkitekti më i madh i ndërtimit të socializmit.
Është themeluesi dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe kryetari i Këshillit të Mbrojtjes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Është një personalitet i madh i komunizmit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur.
Është figura historike gjigande e kombit, që tërë jetën e tij ia kushtoi pa rezerva popullit, atdheut, Partisë dhe çështjes së komunizmit.
Sekretar i parë i KQ të PPSH-së, kryeministër, kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, deputet i Kuvendit Popullor.
Enver Hoxha është dy herë “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.
Për kontributet dhe meritat e veçanta të tij, Enver Hoxha është vlerësuar e shpallur nga komunistët e vërtetë dhe proletariati botëror si klasik i marksizëm-leninizmit dhe është radhitur me dinjitet përkrah Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit.
Sot, gjithnjë e më shumë, masat popullore janë bindur se pa Enver Hoxhën nuk do të kishte pasur Parti të vërtetë Komuniste të Shqipërisë (PPSH), nuk do të kishte fituar Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare mbi pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre vendas, nuk do të ishte vendosur pushteti i popullit, e as nuk do të ishin mbrojtur liria e pavarësia e vendit.
Nuk do të ishin arritur aq shumë fitore socialiste për gjithë masat popullore në arsim e kulturë, në shëndetësi, në bujqësi e industri, në jetën shoqërore e në sigurinë e jetës së njeriut, të rinisë, në emancipimin e gruas e të familjes shqiptare, në zhdukjen e gjakmarrjes e të së vjetrës feudale e borgjeze, në afirmimin e së resë socialiste në çdo fushë.
Pa Enver Hoxhën, as kjo Shqipëri që është sot nuk do të kishte qenë në kufijtë e sotëm, sepse do ta kishin copëtuar dhe gllabëruar superfuqitë e kohës, të Lindjes e të Perëndimit!
Me në krye Enver Hoxhën, Shqipëria nuk do të ishte përmbysur dhe do të kishte qenë po aq e fuqishme, e ndoshta edhe më shumë!
Shqipëria e Enver Hoxhës nuk ekziston më, sepse socializmi në Shqipëri u tradhtua dhe u përmbys me kundërrevolucion.
Vendi është kthyer në një vend borgjez të dorës së fundit, ku borgjezia kombëtare e ajo ndërkombëtare bëjnë eksperimentet më të ndyra, ndërsa populli trajtohet si një “tufë delesh”.
Reaksioni shqiptar në pushtet ka 35 vjet që nuk ka lënë gjë pa thënë e pa bërë kundër Enver Hoxhës dhe veprës së tij, duke përdorur, për ta çrrënjosur nga jeta e nga shpirti i popullit, mjete e metoda barbare, nazifashiste.
Por kolosi i kombit as është tundur, as nuk tundet!
Gjithçka është shkatërruar në themele: ekonomia, shteti, morali, familja, uniteti i popullit, liria dhe pavarësia e vendit, rendi, drejtësia!
Atdheu është shitur!
Gjithçka e kanë në dorë oligarkët, mafia e drogës, bosët e krimit të organizuar dhe të korrupsionit!
“Parajsën” e jeton një grup i vogël njerëzish të borgjezisë kriminale, e shitur te të huajt dhe e pasuruar duke grabitur djersën e popullit.
“Ferrin” e përjetojnë masat e popullit të varfër, në fshat e në qytet, që nuk i llogarit askush!
Borgjezia, me shtetin dhe me organizmat e saj, me shërbëtorët e saj servilë e të përdorur keq, bërtet se fajin për gjendjen e mjeruar të popullit, edhe pas 35 dekadash, e ka komunizmi, dhe se lufta për “dekomunistizimin” e Shqipërisë është neglizhuar?!
Sulmet, para së gjithash, drejtohen kundër Enver Hoxhës dhe mësimeve e veprës së tij.
S’është ngopur akoma reaksioni me krimet që ka bërë kundër Enver Hoxhës, deri edhe duke zhvarrosur eshtrat e legjendarit!
Rinisin masat fashiste për heqjen e simboleve të luftës antifashiste NÇL, si dhe për “dekomunistizimin” e vendit.
Nga institucione të ndryshme janë hequr emrat e heronjve të luftës dhe të punës, dhe janë zëvendësuar e glorifikuar emrat e tradhtarëve.
U janë hequr dekoratat heronjve të luftës dhe të punës, ndërsa janë dekoruar e rehabilituar tradhtarët e kombit, si Mithat Frashëri, dhe në radhë ka edhe të tjerë.
Çfarë nuk ka ndodhur dhe po ndodh në vendin tonë!
Por, në përmbajtje, këto vendime janë të dështuara, pasi dekoratat, nderi dhe lavdia kurrë nuk mund të preken!
Kolosi i Kombit nuk tundet, sepse Enverit dhe shokëve të tij nuk ua zvenit dot lavdinë askush.
Në këto 35 vjet të uzurpimit të pushtetit nga borgjezia, figura poliedrike e Enver Hoxhës ndrit e bind gjithnjë e më shumë njerëzit, madje edhe ata të lëkundurit.
Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të Partisë dhe të shtetit, ku të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese, krijuese dhe ndërtuese e tij, veprimtaria udhëheqëse.
Rrallë mund të jenë bashkuar te një njeri mendimtari marksist dhe udhëheqësi revolucionar, komandanti ushtarak dhe burri i shtetit, diplomati dhe publicisti, intelektuali erudit dhe edukatori i masave, oratori fjalëzjarrtë dhe miku i njerëzve të thjeshtë.
Të gjitha këto janë të spikatura te figura madhore e Enver Hoxhës.
Në krye të Partisë dhe të popullit shqiptar, Enver Hoxha luftoi, punoi dhe krijoi tërë jetën e tij, deri në çastin e fundit, për të mirën dhe begatinë e atdheut, për çështjen e madhe të socializmit.
Ndaj vepra dhe trashëgimia e paçmueshme e tij do të rrojnë në shekuj.
Ajo është tepër e gjerë dhe shënon një kontribut me vlerë të madhe në mbrojtjen, pasurimin dhe zhvillimin krijues të teorisë së marksizëm-leninizmit, sidomos për problemet themelore të revolucionit, të ndërtimit të socializmit, të diktaturës së proletariatit, të partisë marksiste-leniniste dhe të rolit të saj vendimtar në krejt etapat historike të socializmit.
I pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt, “Epoka e Enver Hoxhës” është epoka më e lavdishme në historinë e kombit shqiptar!
Lavdi Enver Hoxhës!
Shpresa Bajraktari