leoni

Shqipe Mjekiqi

Shqipe Mjekiqi: Qeveria Kurti po e përkrah Marrëveshjen e Washingtonit ndonëse në fillim e ka kundërshtuar

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi-Sadiku ka thënë se Qeveria Kurti 2 po qëndron në frymën e Marrëveshjes së Washingtonit. Ajo ka thënë se pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër kësaj Marrëveshjeje sa ishte në opozitë, tani në Qeveri nuk po e kundërshton të njëjtën. “Në fushatën parazgjedhore, përfaqësuesi i Vetëvendosje ka deklaruar në disa prej debateve që organizoheshin që në momentin e parë që vijnë në pushtet do të kërkojnë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, i bie shkelje e Marrëveshjes. Në të njëjtën kohë ishin kundër kësaj Marrëveshje, dhe tash i bie se në fakt janë në frymën e kësaj marrëveshje për faktin se nuk kanë kërkuar anëtarësim në organizata dhe nuk e kanë bërë të ditur se do të bëjnë një gjë të tillë”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …