Shqipe Pantina

Shqipe Pantina: Secili deputet pranon çdo muaj në kutinë postare dokumentin nga sekretariati i Kuvendit ku tregohet për pagesat

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, i ka reaguar kryetares, Vjosa Osmani, e cila tha se nuk i ka vërejtur paratë që i kanë kaluar në xhirollogari për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit. Sipas zonjës Shqipe Pantina, secili deputet pranon çdo muaj në kutinë postare dokumentin nga sekretariati i Kuvendit të Kosovës, ku tregohet për pagesat që i janë bërë për muajin paraprak e që është i ndarë në: pagë bazë, mëditjet nga pjesëmarrja në seanca, mëditjet nga pjesëmarrja në komisione, pagesa për shujtat ditore dhe shpenzimet e udhëtimit. Prandaj te thuash se nuk e ke ditur sa para ke marrë dhe për çfarë arsye ose je injorant ose gënjeshtar e ndoshta edhe te dyja bashkë!”, ka shkruar Shqipe Pantina.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …