Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, përmes një postimi në platformën X, ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetët shqiptarë për miratimin e rezolutës. “E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë,” shkruan Sa’ar. Sipas rezolutës së Kuvendit, “terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike”, duke theksuar vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në anën e sigurisë dhe stabilitetit global. Ky veprim vendos vendin tonë në një pozitë të fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe forcon aleancat me partnerët strategjikë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
