Shqipëria po përballet me vështirësi të shumta nga reshjet e shumta atmosferike

Shqipëria po vazhdon të përballet me vështirësi të shumta nga reshjet e shumta atmosferike. Gjendja më e vështirë është në pjesën jugore të saj dhe nëpër zonat që përshkon lumi Vjosa. Situata është rënduar teje mase në zonën e Përmetit, Fierit dhe Vlorës. Prurjet tejet të mëdha të ujit nga lumi Vjosa e kanë përmbytur thuaja tërësisht fshatin Frakull. Për t’iu dal në ndihmë banorëve atje janë dërguar forca të ushtrisë me mjete të motorizuara dhe kanë evakuuar mbi 100 familje. Gjendje e rëndë është edhe nëpër fshatra tjera dhe pushtetet lokale në koordinim me policinë janë duke evakuuar banorët e fshatrave në të cilat nga çasti në çast pritet të dal nga shtrati uji i lumit Vjosa. Ndërkohë, Emergjencat Civile ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet gjatë natës në zonat e prekura nga reshjet, mos të qëndrojnë afër lumenjve dhe urave.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …