Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit ka mbajtur takimin e radhës  

Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit, ka mbajtur takim të cilin e udhëheqë kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në të cilin është diskutuar rreth gjendjes momentale në Komunën e Deçanit, e që fatmirësisht qëndrojnë ende mirë. Vlenë të theksohet që deri më tani janë ndihmuar 1000 familje në nevojë me pako ushqimore, higjienike dhe miell. Shtabi Emergjent për menaxhimin e kësaj situate posedon një depo ku janë të vendosura edhe 1000 pako ushqimore, e që do të shpërndahen pas një vlerësimi të bërë nga ky shtab.

Do të jemi të gatshëm që të jemi pranë të gjithë qytetarëve edhe në ditët në vazhdim! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim të riun vitias, Lorik Jashari dhe ekipin e tij si fitues të garës ndërkombëtare të inovacionit JunctionX Tirana 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të riun …