MIT KS
Fillimi / Institucionet / 400 nëna malishevase që kanë lindur fëmijë, përfituan nga 100 euro

400 nëna malishevase që kanë lindur fëmijë, përfituan nga 100 euro

Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, dje është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna të cilat kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2019 dhe në vitin 2020 (deri më tani). Numri i nënave që kanë lindur dhe kanë aplikuar që të jenë përfitues të kësaj përkrahje, është 400, ndërsa shuma e pagesës sipas vendimit, është nga 100 euro. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka bërë të ditur se “ekzekutimi i mjeteve është bërë dhe në këtë rast, kanë përfituar 400 nëna, të cilat kanë aplikuar për të qenë pjesë e kësaj përkrahje”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizim të projektit “Up To Youth”

Komuna e Vitisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me projektin Up to Youth të financuar ...