Teuta Haxhiu

Teuta Haxhiu: AAK do ta mbikëqyrë zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Deputetja e, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se AAK-ja do të mbikëqyrë nga afër zbatimin e ndryshimeve të fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Haxhiu ka thënë se Aleanca ka pasur qëndrim të qartë për këtë çështje që nga fillimi dhe se deputetët e saj do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në Kuvend për ta ndjekur procesin institucional pas miratimit të ligjit. Përgjegjësia e AAK-së nuk përfundon me votimin e ndryshimeve, por vazhdon edhe gjatë zbatimit të tyre. Sipas Haxhiut, deputetët e Aleancës do të kërkojnë që ndryshimet e miratuara të zbatohen dhe do të përcjellin edhe hapat që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës. “Do të jemi jo vetëm gardianë, por mbi të gjitha kjo është detyra jonë”, tha Haxhiu, duke theksuar se AAK-ja synon të ketë rol aktiv në mbikëqyrjen e procesit. Ajo ka përmendur edhe strategjinë e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti gjatë seancës parlamentare, duke thënë se Aleanca do të kërkojë të shohë konkretisht se cilët do të jenë hapat e ardhshëm pas miratimit të ligjit. Pikërisht për këtë arsye, Haxhiu ka paralajmëruar se AAK-ja do ta ndjekë procesin në vazhdimësi dhe do të kërkojë llogaridhënie institucionale për mënyrën se si do të zbatohet ligji i ri. Në këtë mënyrë, Aleanca synon që roli i saj të mos mbetet vetëm në votimin parlamentar, por të shtrihet edhe në fazën e zbatimit dhe mbikëqyrjes së vendimeve të marra nga Kuvendi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania nuk sqaron nëse do të ketë reduktim të trupave amerikane në Kosovë

Gjermania ka konfirmuar se është në koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët …