Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur sot në takim Brigadier General Federico Collina, Zëvendëskomandantin e KFOR-it, me të cilin ka diskutuar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Gjatë takimit, Ramosaj dhe Collina kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Komunën e Deçanit, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve lokale dhe KFOR-it, si dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët.
Ramosaj ka vlerësuar gatishmërinë e KFOR-it për të vazhduar bashkëpunimin e afërt me Komunën e Deçanit dhe institucionet lokale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për adresimin e çështjeve të sigurisë.
“Vlerësova gatishmërinë e KFOR-it për të vazhduar bashkëpunimin e afërt me Komunën e Deçanit dhe institucionet tona”, ka deklaruar Ramosaj.
Në fund të takimit, kryetari Ramosaj ka falënderuar zëvendëskomandantin e KFOR-it për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
