Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do ta ushtrojë detyrën e saj brenda përgjegjësive të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj. I pyetur nëse zgjedhja e Shiroka-Pulës ka ndikuar në afrimin e partive politike, të cilat mbrëmë u panë së bashku në Kuvend, Hamza tha se presidentja duhet ta ketë rolin e saj, ndërsa partitë politike duhet të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë. “Mendoj që presidentja do ta luajë rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, rolin e vet unifikues, ndërsa partitë politike i kanë punët e veta”, tha Hamza. Ai theksoi se pozita dhe opozita kanë detyra të ndryshme në funksion të zhvillimit të vendit. “Ata që janë në pozitë, në qeveri, duhet me kry punë, na që jemi në opozitë duhet me dalë me alternativa, por edhe me kritika normalisht, dhe me ide që ky vend të shkojë përpara”, u shpreh kreu i PDK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
