KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli sqaron efektin e njoftimit për moszbatimin e aktgjykimit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka deklaruar se njoftimi i avokatit Arianit Koci në Gjykatën Kushtetuese për pretendimin e moszbatimit të aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26 nuk e pezullon procedurën e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës. Sipas Cakollit, vetëm dërgimi i një njoftimi në Gjykatën Kushtetuese nuk prodhon efekt të drejtpërdrejtë juridik mbi procedurën, pasi është vetë Gjykata ajo që ka mekanizma për të vlerësuar nëse një aktgjykim i saj është zbatuar apo jo. “Në anën tjetër, edhe dërgimi në Gjykatë Kushtetuese i njoftimit për moszbatim, nuk ka asnjë efekt të drejtpërdrejtë në pezullimin e procedurës si të tillë”, ka deklaruar Cakolli. Ai ka vlerësuar se, në rastin konkret, nuk mund të flitet për një pikë të aktgjykimit që ka mbetur e pazbatuar. Deklarata e tij vjen pas njoftimit të avokatit Arianit Koci se kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me pretendimin se aktgjykimi për procedurën e zgjedhjes së Presidentit nuk ishte zbatuar. Koci është thirrur në përcaktimin e Gjykatës Kushtetuese se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Ai ka pretenduar se votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës dhe ka referuar nenin 226 të aktgjykimit, sipas të cilit, në rast të mosrespektimit të afatit, mund të pasojë shpërndarja e Kuvendit. Ai e ka krahasuar këtë situatë me procesin zgjedhor, ku data e zhvillimit të votimit mbetet data e zgjedhjeve, pavarësisht se rezultatet mund të certifikohen më vonë. “Seanca e djeshme, pra presidenti i vendit në kuptimin e gjerë të fjalës është zgjedhur në seancën e mbajtur më 6 tetor, jo më 7 tetor, sepse nuk ka pasur seancë të thirrur për datën 7 tetor”, ka thënë Cakolli. Ndërkaq, lidhur me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të Kosovës, Cakolli ka thënë se vendimi mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga së paku 10 deputetë. Sipas tij, deputetët kanë tetë ditë në dispozicion për ta paraqitur një kërkesë të tillë, që do të thotë se afati për kontestimin e vendimit përfundon më 14 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Justina Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: “Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”

Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, ka mbajtur fjalimin …