Sami Lushtaku: UÇK është krenaria jonë kombëtare

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për UÇK-në në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për vendin dhe për të gjithë ata që kontribuuan në luftën për çlirimin e Kosovës. Lushtaku, përmes një postimi, ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe krenari kombëtare. “UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare. Ligji për UÇK-në më në fund u miratua në Kuvend. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Lushtaku. Miratimi i ligjit vjen pas një periudhe të gjatë debatesh dhe përplasjesh politike e publike lidhur me ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara. Për Sami Lushtakun, votimi i këtij ligji përbën një hap të rëndësishëm institucional dhe një moment që, sipas tij, i takon të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita “Gjurmë në ngjyrë” të artistes Brikena Ahmataj Tahiraj,

Në kuadër të aktiviteteve të muajit Rozë, komuna e Deçanit ka hapur në oborrin e saj …