Komunat avancojnë transparencën, komunikimin dhe digjitalizimin e shërbimeve

Asociacioni i Komunave të Kosovës, me mbështetjen e OSBE-së, Zyra në Kosovë, organizoi në Pejë punëtorinë dyditore “Mbështetja e AKK-së dhe Komunave në avancimin e transparencës dhe digjitalizimit të shërbimeve”.

Punëtoria mblodhi përfaqësues të komunave dhe institucioneve relevante (AKK, MAPL, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), OSCE) për të diskutuar sfidat aktuale dhe hapat konkretë drejt shërbimeve publike më të qasshme, transparente dhe efikase për qytetarët.

Në fokus të diskutimeve ishte gjendja aktuale e digjitalizimit të shërbimeve komunale, zhvillimet e fundit në platformën e-Kosova dhe mundësitë për integrimin e shërbimeve të reja elektronike të nivelit lokal.

Në kuadër të punëtorisë u prezantua edhe Draft Model Strategjia Komunale për Komunikim, përgatitur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, e konceptuar si një kornizë që komunat mund ta përshtatin sipas madhësisë, kapaciteteve dhe nevojave të tyre.

Poashtu një pjesë e rëndësishme e punëtorisë iu kushtua funksionimit të uebfaqeve komunale, qasjes në dokumente publike dhe cilësisë së informacionit që u ofrohet qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

DKRS e Ferizajt dhe Peace Corps forcojnë bashkëpunimin

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), në komunën e Ferizajt, Gazmend Bytyçi, …