Aliu ka thënë se dhuna policore nuk mund ta thyejë revoltën dhe zërin e qytetarëve kundër, siç e quan ai, “dënimit të luftës së drejtë e çlirimtare”.
“Gazi, heroi i luftës dhe i paqes, nuk ka shkop që thyen trimërinë, atdhedashurinë, shpirtin tënd luftarak e veprën lavdiplote që ia fale lirisë së Kosovës”, ka shkruar Aliu.
Postimi i plotë:
Këta shkopinjë të dhunës së pashembullt policore ndaj veteranit e invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shkrimtarit e shokut tonë, Gazmend Bytyçi si dhe protestuesve tjerë, janë shkopinjë policor ndaj lirisë, ndaj zërit të revoltës gjithëpopullore që shpreh mospajtimin e papajtueshmërinë për dënimin e luftës sonë të drejtë e çlirimtare.
Gazi heroi i luftës dhe i paqes, nuk ka shkop që thyen trimërinë, atdhedashurinë, shpirti tënd luftarak e veprën lavdiplote që ia fale lirisë së Kosovës.