Ish-deputetja Aida Dërguti ka deklaruar se protestuesit në Prishtinë e kanë kuptuar, sipas saj, rëndësinë e aktgjykimit të 16 shtatorit dhe pasojat që ai mund të ketë për Kosovën. Dërguti e ka cilësuar vendimin si “të kundërligjshëm dhe politik”, duke pretenduar se ai ka pasoja të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Ajo ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara është vetëm njëra nga kërkesat e protestuesve, ndërsa ka kritikuar deputetët për mungesën e veprimeve institucionale. Sipas Dërgutit, fokusi nuk duhet të jetë te prania e deputetëve në protesta, por te përmbushja e përgjegjësive të tyre brenda Kuvendit. “Protesta s’ka nevojë për 100 deputetë protestues, por në Kuvend që të bëjnë së paku ndonjë veprim”, ka deklaruar ajo. Dërguti ka theksuar se UÇK-ja duhet të shërbejë si pikë bashkimi, duke e cilësuar atë si simbol që ndan periudhën e robërisë nga ajo e lirisë. “UÇK-ja do të duhej t’i mblidhte të gjithëve”, ka thënë Dërguti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
