Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi të tyre institucionale. Në një konferencë për media, Berisha tha se qytetarët janë bashkuar me UÇK-në edhe në periudhat më të vështira dhe se, sipas tij, i njëjti unitet po dëshmohet edhe përmes protestave të fundit. “Deputetët duhet të vijnë menjëherë dhe të gjithë ta votojnë ligjin. Kjo është një detyrë që na ka caktuar populli. Kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë”, deklaroi Berisha. Ai e përmbylli fjalimin me mesazhin: “Rroftë Kosova, rroftë UÇK-ja”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
