Screenshot

Tetori na kujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin

Tetori na kujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit, thuhet në thirrjen e komunës së Skenderajt për qyetarët e saj, ku kërkohet që sidomos gjatë muajit rozë të tetorit, të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të mos i neglizhoni kontrollet mjekësore. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë!

Mos prisni shfaqjen e simptomave për të kërkuar ndihmë mjekësore. Bisedoni me profesionistët shëndetësorë për kontrollet parandaluese dhe ekzaminimet e rekomanduara, sipas moshës dhe gjendjes suaj shëndetësore.

Kujdesi për veten është një hap drejt jetës!

Le të bashkohemi në ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje.

Mos e shtyni kontrollin. Shëndeti juaj ka rëndësi, përfundon thirrja e komunës së Skenderajt për kujdes të shtuar shëndetësor.

Kontrolloni gjithashtu

DKRS e Ferizajt dhe Peace Corps forcojnë bashkëpunimin

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), në komunën e Ferizajt, Gazmend Bytyçi, …