Çështja e zhvillimit të fushatës për zgjedhjet serbe në Kosovë është bërë pjesë e diskutimeve politike edhe në komunitetin serb. Një grup studentësh nga Universiteti në Mitrovicën e Veriut kishte kërkuar më herët leje nga Policia e Kosovës për organizimin e tubimeve parazgjedhore në disa zona me shumicë serbe, përfshirë Ranillugun, Shillovën, Kllokotin, Shtërpcën, Graçanicën, Leposaviqin dhe Mitrovicën e Veriut. Ndërkohë, Lëvizja Studentore në Serbi, e cila është ndër kundërshtarët e Partisë Përparimtare Serbe, ka deklaruar se po kërkon mënyra për zhvillimin e fushatës së saj edhe në Kosovë. Për zgjedhjet e 25 tetorit, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë ka vendosur që qytetarët me të drejtë vote nga Kosova të votojnë në katër qytete në territorin e Serbisë: Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
