The Economist: Shtetet e ish-Jugosllavisë kanë nisur të shqetësohen për shkak se ushtria e Serbisë po forcohet

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë përkrahë  nismën për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj. Në lidhje me këtë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kanë thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën. “Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të  Shtetit.  Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka thënë para disa ditësh se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka nisur iniciativën te presidenti i Serbisë, si komandant suprem, që të hiqet vendimi për suspendimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pra që të riaktivizohet sërish ligji që definon shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …