Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave në komunën e Deçanit mbanë takimin e radhës

Në takimin e Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave në komunën e Deçanit, vlerësohet se situata e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit po shkon drejtë normalizimit. Akterët e kyçur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme. +-`  +

Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe se qytetarët e 12 fshatrave të cilët furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në ditën e shkollës IAAP “Selajdin Mullabazi-Mici”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …