Shtëpia e Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Deçan është pasuruar me një pajisje të re industriale

Falë mbështetjes së çmuar të KFOR-it, Shtëpia e Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Deçan është pasuruar me një pajisje të re industriale, e cila do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe përkujdesjes ndaj këtyre personave.

Kryetari Ramosaj së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, znj. Agnesa Vokshi dhe drejtoreshën e Shtëpisë së Komunitetit, znj. Hane Lekaj pranuan këtë donacion nga Komandanti i Komandës Regjionale Perëndim (RCË) të KFOR-it, Kol. Rocco Mundo.

Ramosaj ka deklaruar se është mirënjohës përzemërsisht për KFOR-in Italian, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit për vitin 2026

U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Deçanit për vitin 2026, …