Kryetari amerikan, Joe Bajden, gjatë një telefonatë me kryetarin e Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të “përgjigjen me vendosmëri” nëse Rusia pushton më tej Ukrainën. Kjo lë të nënkuptohet se Amerika tashmë është pajtuar me aneksimin e Krimesë. Ai e ka bërë të qartë se ai aleatët e partnerët e tyre do të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Biden ripohoi gjithashtu përkushtimin e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për parimin, – asgjë për ju, pa ju, duke shprehu gjithashtu mbështetjen për masat për lehtësimin e tensioneve në rajonin separatist të Donbasit të Ukrainës dhe diplomacinë aktive për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjeve të Minskut në mbështetje të të ashtuquajturit formati i Normandisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ramiz Lladrovci i bindur për fitore në Drenas, sfidon kritikët brenda PDK-së
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpallur me vetëbesim kandidaturën e tij për …