Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë

Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar situatën në Kosovë sikur ecje “në tehun e thikës.” Në një fjalim të mbajtur në Chatham House, Londër, Finer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e rajonit, duke përmendur ndikimin rus dhe kinez, si dhe konfliktin e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se ka dy vija kryesore ndarëse për të cilat Shtetet e Bashkuara janë më të shqetësuara, me Kosovën që mbetet një aleat thelbësor, por që ndodhet në një moment shumë  të ndjeshëm për sigurinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …