Amerika mbështet përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për integrimin ekonomik, thërret Kosovën që t’i bashkohet projektit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar aleatët se Irani ka dërguar raketa balistike në Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar aleatët se Irani ka dërguar raketa balistike në Rusi. Zëri i Amerikës ka cituar zëdhënësin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett të ketë deklaruar se “Ky partneritet kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se ndikimi destabilizues i Iranit arrin përtej Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën”. Ai është cituar të ketë thënë më tutje se “Çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të shkaktonte vrasjen e më shumë civilëve ukrainas”.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …