Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t'i ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e dialogut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të vazhdojnë “emergjencën kombëtare” për Ballkanin Perëndimor

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të vazhdojnë “emergjencën kombëtare” për Ballkanin Perëndimor. Vendimi është nënshkruar nga kryetari, Joe Biden, ndërsa arsyetimi i vazhdimit të kësaj mase, e cila për herë të parë është marrë më 26 qershor të vitit 2001, është bazuar në “aktet e dhunës ekstremiste” dhe “aktivitetet pengues”, pasi këto veprime paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, kam vendosur se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv përkatës në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga presidenti Biden. Në përputhje me këtë dispozitë, urgjenca kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv të datës 26 qershor 2001, sipas të cilit janë ndërmarrë hapa shtesë në Urdhrin tjetër Ekzekutiv të 28 majit 2003 dhe i cili u zgjerua në fushëveprim në Urdhrin Ekzekutiv të 8 qershorit 2021, do të vazhdojë të mbetet në fuqi përtej 26 qershorit 2024”.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …