Shtetet e Bashkuara të Amerikës qortojnë përsëri Qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara

Gjatë gushtit të këtij viti, autoritetet amerikane i bënë dy paralajmërime të paprecedentë Qeverisë së Kosovës për aksione  të pakoordinuara që kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës. Ky shqetësim u shpreh në komunikatat zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat u theksuan nga zëdhënësi Metju Miller dhe Jim O’Brien, ndihmës sekretari i shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Përplasjet e fundit lidhen me operacionet e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të cilat janë kritikuar ashpër. Ambasada amerikane në Prishtinë shpalli një deklaratë më 30 gusht 2024, duke shprehur shqetësim dhe zhgënjim të thellë për veprimet e Qeverisë së Kosovës. Në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian, Amerika  i ka kërkuar vazhdimisht Qeverisë së Kosovës  koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …