Shtyhet dorëzimi i mocionit për rrëzimin e akuzave ndaj kererëve të UÇK-së – pranohen prova të reja në procesin gjyqësor

Dorëzimi i mocionit për rrëzimin e akuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shtyrë deri më 12 qershor. Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e pranimit të disa provave të reja nga trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë. Sipas avokatit mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, dorëzimi i mocionit ishte planifikuar për të hënën, por për shkak të zhvillimeve të reja do të ndodh brenda afatit të ri të caktuar. Trupi gjykues ka vendosur të pranojë si prova disa raporte ndërkombëtare dhe dokumente që ndërlidhen me viktimat e përfshira në aktakuzë. Prokuroria i konsideron këto si dëshmi që përforcojnë akuzat për keqtrajtime dhe tortura ndaj të ndaluarve, por mbrojtja i ka kundërshtuar ato. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen e provave që më 15 prill, ndërkohë që është kërkuar edhe ndryshimi i masës së sigurisë për të akuzuarit. Ndërkohë, në Kosovë ka qëndruar edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila megjithatë anuloi një takim të planifikuar me mediat, për shkak të protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …