Shukri Buja fton qytetarët në protestën e 7 gushtit, për të mbrojtur simbolin e lirisë

Ish komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, nëpërmjet një video të publikuar, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 gushtit, e cila do të mbahet në sheshin ‘Skëndërbeu’, duke filluar nga ora 17:00.

Sipas Bujës, duhet të jemi pjesë e asaj proteste, për t’i thënë jo padrejtësisë në emër të drejtësisë, gjë që po vjen nga Gjykata Speciale. Buja, shtoi se ata burra që po gjykohen në Hagë, nuk janë thjesht disa individë, por janë simboli i lirisë dhe themeli i shtetit tonë.

“Ejani dhe bashkohuni! Bëhuni pjesë e kësaj proteste për të mbrojtur vlerat e luftës dhe për të kërkuar trajtim të barabartë, dinjitoz dhe të merituar për të gjithë ata që kontribuan për lirinë tonë”, thuhet në ftesën e Shukri Bujës.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …