Shumë vendbanime të vendit janë përfshirë nga stuhi e reshje të dendura të shoqëruara edhe me breshër

Gjatë orëve të vona të pasdites, shumë vendbanime të vendit janë përfshirë nga stuhi e reshje breshëri. Nga erëra të fuqishme, reshje të dendura shiu e breshëri, është përfshirë edhe Prishtina. Reshjet e mëdha kanë bërë që shumë rrugë të vërshohen nga uji. Njoftohet se nëpër rrugët në zonat e ulta të kryeqytetit, për shkak të ngritjes së nivelit të ujit, ai ka depërtuar edhe brenda autobusëve urban! Reshje të dendura të shoqëruar me breshër dhe stuhi, ka pasur edhe në komuna tjera, si në Kastriot, Fushë Kosovë, Drenas dhe vendbanime tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …