thaciinaug

Shumica e kryetarëve nuk iu përgjigjen ftesave për ceremoninë e Thaçit

Nga mbi 1 mijë të ftuar në ceremoninë e sotme të inaugurimit të Thaçit si president i Republikës së Kosovës, më shumë se gjysma e tyre nuk iu përgjigjen ftesave. Kjo ngjarje u bojkotua edhe nga presidentët e vendeve të rajonit, si ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ai i Serbisë, Tomisllav Nikoliq si dhe kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Të pranishëm në sheshin ‘Skënderbeu’ ishin kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani si dhe kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Shumica e kryetarëve të vendeve përëndimore poashtu munguan në ceremoni, përveç  zëvendës-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …