Nisma

Shyqeri Bytyçi: Në përgjithësi procesi zgjedhor po shkon mirë, jemi në kontakte të vazhdueshme me degët tona

Anëtari i Shtabit Zgjedhor të Nismës për Kosovën, Shyqeri Bytyqi në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe se deri tani nuk është paraqitur ndonjë parregullsi. “Ne bazë të informacioneve që kemi deri tani nga ë shtabet tona zgjedhore, deri në orën 14 nuk është paraqitur ndonjë parregullsi. Në përgjithësi procesi po shkon mirë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me degët tona. Deri tani ka qenë një dalje pothuajse e njëjtë me zgjedhjet e fundit lokale. Pa rregullsi të vogla, të cilat nuk e shohim që janë pengesë në mbarëvajtjen e procesit. Dhe konsiderojmë se nëse vazhdon deri në fund do ta kemi një përfundim të zgjedhjeve ashtu siç duhet, tha mes tjerash Shyqiri Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …