leoni

Si u pasqyrua gjendja politike pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, -procesverbalet e mbledhjeve të komunistëve në Lypjan IV

Në vazhdim të gjurmimit të aktivitetit antikombëtar të komunistëve jugosllave, shqiptarë serbë malazez e të tjerë, mbështetur në dëshmitë relevante të kohës, veçmas në proces-verbalet e mbledhjeve të këtyre strukturave pas demonstratave të Marsit e Prillit të vitit 1981, kemi arritur të zbulojmë fakte të dorës së parë që flasin për  këtë aktivitet. Duke qenë se ende nuk janë përpunuar, as përkthyer dhjetëra  fletoret e proces-verbaleve në vazhdim prej  qershorit të vitit 1981 e deri në vitin 1991, ky fejton ndërpritet për një kohë të caktuar.

Arsyeja e shtyrjes është e natyrës teknike meqë shkrimi me dorë i procesmbajtësve herë-herë është i palexueshëm, sidomos shkrimi në alfabetin cirilik, i cili vështirëson punën.

Redaksia e Fejtonit e Radios-Kosova e Lirë është duke kërkuar një njohës të mirë të deshifrimit të materialit, dhe sapo të arrihet përkthehet lënda do të vazhdojë të redaktohet dhe të botohet.

Nuk është i vërtetë konstatimi se Redaksia ka hequr dorë nga vazhdimi i këtij fejtoni për shkak të presionit të personave të caktuar, të apostrofuar. Deri tani nuk kemi pranuar asnjë reagim të të tillëve, por kemi marrë lëvdata e mbështetje nga shumë liridashës, jo vetëm në Kosovë, por kudo në trojet tona dhe në mërgatë.

 

Fejtoni:  “Denoncojmë me fakte e argumente veprimtarinë antikombëtare të  kolaboracionistëve” do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Qëllimi i botimit të kësaj lënde nuk ka karakter hakmarrës apo diskreditues për familjet e të apostrofuarve, por ka karakter hulumtues, për ndriçimin e këtij segmenti të së kaluarës edhe për faktin se bijtë e bijat e këtyre komunistëve i kanë mbetur besnikë ideve dhe veprimeve të baballarëve të tyre. Ata asnjëherë nuk janë distancuar nga veprat antikombëtare të baballarëve e të afërmve të tyre, asnjëri prej tyre nuk u ka kërkuar falje publike, viktimave, për më tepër ata krenohen për veprat e baballarëve të tyre, meqë ata paskan mbrojtur rendin dhe ligjin e një shteti.

Po kështu, gjatë hulumtimit që i kemi bërë kësaj lënde kemi arritur në përfundim se një pjesë e komunistëve shqiptarë nuk tregohej aq e zellshme në ndalimin e aktivitetit “nacionalist irredentist”. Të tillët, regjimi i quante oportunistë dhe shumë syresh me kohë janë diskredituar, duke u kurdisur kurthe, intriga dhe duke i përjashtuar nga radhët. Hetohet po ashtu se regjimi titist-rankoviqist, pasi i kishte shtrydhur mirë e mirë, pasi i kishte manipuluar, i kishte intriguar dhe i kishte nxjerrë nga radhët. Kështu ndodhi me shumicën e tyre gjatë atyre 10 viteve (1981-1991).

 

 

2.

 

Aktiviteti gjurmues e hulumtues që ka zhvilluar dhe po zhvillon Radio-Kosova e Lirë dhe luftëtarët e lirisë në drejtim të  diskreditimit të politikave poltrone, antikombëtare, është thelluar sidomos në gjurmimin dhe zbulimin e fakteve e argumenteve, të cilat  hedhin dritë mbi aktivitetin antikombëtar të komunistëve shqiptarë e shqipfolës, kundër kërkesës për Kosovën Republikë dhe kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. (Deri tani janë grumbulluar disa mijëra faqe materiale, dokumente shkrimore, aktakuza të ngritura kundër shqiptarëve liridashës, fakte dhe dëshmi gojore, dëshmi të publikuara në shtypin ilegal të kohës… Në këtë fejton të gjatë, do të prezantohen mijëra emra të bashkëpunëtorëve, gjithnjë të faktuar me të dhëna relevante dhe mijëra faqe faksimile nga proces-verbalet e mbledhjeve të mbajtura  të komunistëve  nëpër komitete komunale deri ne kreun komunist të vendit.)

 

Duke qenë se recidivet e asaj politike, sot, në kushte dhe rrethana të reja po mbrohen  nga bijtë e bijat e po atyre komunistëve denoncues, shumica syresh  tashmë të vdekur, apo të tillë që janë buzë varrit, duke qenë se liria e Kosovës po rrezikohet nga mendjet e tilla retrograde dhe nga bashkëpunimi, që ata kanë pasur dhe kanë me shërbimet sekrete serbe dhe me të gjitha shërbimet e huaja, duke qenë se të tillët, jo vetëm që nuk janë ndëshkuar për veprat e tyre të liga kundër kombit e Atdheut, por janë rikthyer në punë e aktivitete në të gjitha institucionet e vendit, është e rrugës, që të paktën, me gjuhën e fakteve, me dokumente e argumente të kohës, me vetë dëshmitë e tyre,  të dalin në dritë të vërtetat, jo për të diskredituar familjet e tyre, por ata vetë, pse jo edhe familjet që nuk kanë bërë, as pranojnë të bëjnë “diferencim moral familjar” për veprat tradhtare të  baballarëve apo të afërmve  të tyre,  ashtu sikur kanë ushtruar dhunë e mizori baballarët e tyre kundër bashkëkombësve, duke i izoluar e duke i “leçitur” prej vitit 1945 e deri në qershor të vitit 1999.

 

Kreu i kolaboracionizmit në Kosovë është fuqizuar me përkrahjen dhe marrjen e tyre nën mbrojtje, përnjëherë pas luftës,  fillimisht nga UNMIK-u, nga EULEX-it, pastaj Dik Marti, (Dodik Martinoviq, zviceran me origjinë të hershme serbe) dhe qarqet e njohura antishqiptare. Mjaft  prej tyre janë dëshmitarë të mbrojtur të EULEX-it dhe Tribunalit të Hagës. Ata tashmë po luftojnë me çdo kusht që të krijohet një tribunal ndërkombëtar kundër UÇK-së, me qëllim të diskreditimit të luftës sonë çlirimtare dhe rehabilitimit të regjimeve pushtuese në emër të “heqjes dorë nga e kaluara” dhe rikthimit të kohës së bashkëjetesës, kohës së bashkim vëllazërimit të shqiptarëve  me serbë dhe sllavë. Kreu i kolaboracionizmit aktual në Kosovë disponon një forcë masone, mediale të përkrahur fuqimisht nga qarqet e njohura antishqiptare, ka në administrim disa  portale, TV e gazeta dhe mban lidhje direkte e indirekte me Beogradin zyrtar. Pikërisht kjo luftë mediale e mbetjeve kolaboracioniste në Kosovë, si dhe mungesa e ligjit për lustrim,  paaftësia apo injorimi i hapjes së dosjeve të kohës së regjimit okupator, ka bërë që Radio-Kosova e Lirë, me përkrahje të veteranëve të UÇK-së dhe ish-të burgosurve politikë, të kërkojnë, të nxjerrë në dritë fakte e dëshmi të kolaboracionistëve të djeshëm të sotëm.

 

Liria dhe pavarësia e Kosovës ka nevojë të lahet e të lustrohet nga idiotizmi dhe kolaboracionizmi i së kaluarës dhe i së tanishmes, ka nevojë të pastrohet dhe të dihet mirë kush ka bashkëpunuar dhe kush ka denoncuar, kush ka vrarë demonstrues, kush i ka rrahur dhe i ka  maltretuar ata, kush i ka shantazhuar, diferencuar dhe kush i ka  izoluar familjet e tyre.

 

Adresa e Radios-Kosova e Lirë është e hapur për të gjithë ata që ofrojnë fakte e argumente të shkruara, por edhe gojore e argumente të tjera relevante, me qëllim për ta denoncuar politikën antikombëtare  dhe antishqiptarë të kolaboracionistëve  jugosllavë.

 

Në këtë fejton, do të afishojmë të gjitha materialet, faksimilet, shkrimet e kohës, proces-verbalet e mbledhjeve të komunistëve, denoncimet verbale dhe të gjitha faktet e argumentet e tjera relevante, që hedhin dritë mbi të vërtetën, me qëllim për të mos e harruar të kaluarën nga e cila kemi ardhur në të sotmen, në rrugë gjithnjë të mundimshme  dhe me plot pengesa drejt së ardhmes. Kohë pas kohe do të  botohen edhe shkrime autoriale të kolaboracionistëve të caktuar kundër “nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë”, kundër UÇK-së dhe kundër vlerave të luftës, për të parë dhe për t u bindur në veprimtarinë e tyre të zezë antikombëtare.

 …

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, rivarrosen pesë dëshmorët e kombit, në mesin e tyre edhe trupi i Ismet Jasharit, komandant Kumanova (E mërkurë 2 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, rivarrosen pesë dëshmorët e kombit, në mesin e tyre edhe trupi i Ismet Jasharit, komandant Kumanova (E mërkurë 2 dhjetor, 1998)

Isa, Elezi, Luani e të tjerë që në mëngjes janë nisur drejt maleve të Berishës. …