Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojnë sërish në Kushtetuese Ligjin e Pagave

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojnë sërish në Kushtetuese Ligjin e Pagave

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojnë sërish në Kushtetuese Ligjin e Pagave nëse sipas tyre ka dallime të njëjta në koeficient mes infermierëve me logopedët dhe fizio-terapeutët. “Në vitin 2019 Sindikata e Infermierëve të Kosovës dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese për shkak të dallimeve të mëdha që kishin koeficientët e pagave mes infermierëve dhe fizio-terapeutëve e logopedëve. Të njëjtën gjë, përsëri do t’a dërgojmë Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese nëse ndodhë një gabim e tillë”. Përmes një komunikate për media infermierët thonë se do të kundërshtohet çdo koefecient që infermierëve u jep me pak se 70% të pagës së specialistëve. “Po ashtu do t’a kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore çdo koeficient i cili është më i ulët se 70% e pagës së një mjeku specialist”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Infermierëve. Paga e mjekut specialist në Kosovë aktualisht është 600 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …