leoni

Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon pagesën e orëve shtesë dhe të natës për zyrtarët policorë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas raportimeve se asnjë zyrtar policor nuk ka marrë pagesë për orët shtesë dhe ndërrimet e natës. Sindikata shpreh shqetësimin e saj për vonesën e pagesave, duke theksuar se kjo situatë ka ndikuar në mirëqenien e policëve dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me angazhimet e tyre personale dhe familjare. Ata kërkojnë nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura dhe të sigurojë kompensimin e plotë për orët shtesë dhe ndërrimet e natës, në përputhje me të drejtat ligjore të zyrtarëve policorë. Sindikata ka paralajmëruar se do të ndjekë këtë çështje nga afër dhe do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për realizimin e pagesave të papaguara.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …