Sindikata e Policisë së Kosovës, me shumicë votash shkarkimin e kryetarit të kësaj sindikate, Imer Zeqiri

Sindikata e Policisë së Kosovës, me shumicë votash shkarkimin e kryetarit të kësaj sindikate, Imer Zeqiri

Sindikata e Policisë së Kosovë, ka mbajtur mbledhjen me të vetmen pikë të rendit të ditës, e cila ishte votimi për shkarkimin e kryetarit të kësaj sindikate, Imer Zeqiri. Sipas njoftimit është bërë me dije se në kuvend të pranishëm ishin 60 delegatë nga gjithsej 73 delegatë dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë kanë votuar pro shkarkimit. “Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegat të Kuvendit nga gjithsej 73 delegat që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan pro shkarkimit të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Kuvendi i Përgjithshëm i SPK-së i siguron të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës se kjo Sindikatë do të vazhdojë punën pa pengesa deri në Kuvendin e ardhshëm duke mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, ngritjen e mirëqenies dhe kushteve të punës”, ka njoftuar Sindikata e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …