Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kërkon që në buxhetin e vitit 2021 të mbrohen interesat e tyre që vazhdimisht janë neglizhuar

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kërkon që në buxhetin e vitit 2021 të mbrohen interesat e zjarrfikësve

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021 të jepen vërejtje rreth votimit dhe të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore. Mes tjerash sindikata ka nënvizuar se pakënaqësitë e tyre po i shprehin në letër meqë përfaqësuesit e institucioneve sipas tyre nuk i kanë pranuar në takim. Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka theksuar edhe se për vite me radhe kanë adresuar kërkesat e tyre por që gjithherë u neglizhuan.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Hajredin Kuçit: Gati për gjykim në fillim të vitit 2026

Mbrojtja e Hajredin Kuçit ka bërë të ditur se është e gatshme për gjykim në …