DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, udhëheqja e UÇK-së nuk e kishte dirigjuar dhunën në Grackë të Lypjanit

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, në Hagë,  mbrojtja  e Thaçit ka publikuar një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit ku ka theksuar qartë se  Hashim Thaçi ka dënuar sulmet ndaj civilëve serbë si dhe ka dënuar sulmin ndaj serbëve në Grackë të Lipjanit. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, udhëheqja e UÇK-së nuk e kishte dirigjuar dhunën në Grackë. Një deklaratë e 20 korrikut dënonte sulmet ndaj serbëve dhe romëve dhe kjo deklaratë doli nga udhëheqja e ish-UÇK-së, konkretisht nga ish-udhëheqësi Hashim Thaçi. Nuk ka asnjë provë që udhëheqja e UÇK-së të ketë dirigjuar atë dhunë, ka deklaruar avokatja e Thaçit, duke e pyetur dëshmitarin se a ka ndonjë arsye për të vënë ndonjë dyshim raportin që përgatiti Departamenti amerikan i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …