Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa pesë të tjerë janë shëruar plotësisht

Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa pesë të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rasti pozitiv është nga Deçani.

Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 138 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 94 të shëruar plotësisht, dy kanë humbur jetën dhe 42 raste janë akoma aktive.

Kujdesuni për veten dhe familjen!

#VendosMaske

#PastroDuart

#MbajDistance

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …