Sipas OBSH-së 180 vaksina për të luftuar virusin korona janë aktualisht në zhvillim në të gjithë globin

Sipas OBSH-së 180 vaksina për të luftuar virusin korona janë aktualisht në zhvillim në të gjithë globin

Rreth 180 vaksina për të luftuar COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, duke përfshirë 35 në testime njerëzore, tha sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai për gazetarët. “Duhet të përputhet me ambicien për t’u siguruar që sa më shumë persona të kenë qasje ndaj tyre”, shtoi Tedros. E pyetur në lidhje me pretendimet e ndryshme për mbërritjen e vaksinave, kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen.

Kontrolloni gjithashtu

FBI konfirmon: Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Ibër–Lepenc

Hetimet për shpërthimin e kanalit Ibër–Lepenc kanë marrë dimension të ri pasi përfshirja e FBI-së …