Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6% të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP-ja dhe financuar nga USAID. Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në prill 2023 paraqet gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale. Krasniqi ka thënë se me ketë puls publik u dëshmua ajo të cilën e kanë thënë vazhdimisht dhe zëshëm kohëve të fundit. Qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të vendit dhe se kjo qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre. Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6% të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit. Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2% janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre. Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e qeverisë”, ka shkruar, Memli  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …