Këtë të premte është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Ferizajt. Hapjen e kësaj mbledhje e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani dhe koordinatori i këtij këshilli Albion Sherifi. Në fillim të kësaj mbledhje Nënkryetari Aliu, ka thënë se situata e sigurisë vazhdon të mbetët e qetë në qytetin e Ferizajt, duke bërë thirrje që kjo situatë të mbetet e tillë edhe në vazhdimësi. Edhe togeri Njazi Topalli nga Policia Rajonale e Ferizajt, poashtu ka vlerësuar se situata e sigurisë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile. Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani i ka njoftuar se këtë vit për herë të parë shkollat e komunës sonë do të kenë sigurim fizik në shkolla, që sipas tij kjo është bërë për çështje të sigurisë së nxënësve. Ai po ashtu ka thënë se kjo drejtori ka bërë edhe përgatitjet e duhura që procesi edukativo-arsimor të fillojë me kohë, pavarësisht grevës e cila është aktualisht. Në këtë mbledhje nga anëtaret e KKSB-së, janë diskutuar edhe shumë çështje sa i përket sigurisë, por edhe dhunës në familje.