Skandali i radhës në Qeverinë VLEN-VMRO, është emërimi i Boban Utkovskit drejtor në Burgun e Shkupit

Pas përplasjeve të mëparshme në lidhje me emërimet e zëvendës drejtorëve, Qeveria VLEN-VMRO ka përjetuar një tjetër skandal tjetër të rëndë i cili  ka ndodhur në burgun e Shkupit Në këtë pozicion është emëruar Boban Utkovski, i cili ka qenë komandant i forcave speciale “Llavovi” gjatë luftës së vitit 2001. Ky emërim ka shkaktuar reagime, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e udhëheqësve të VLEN-VMRO, përfshirë kryeministrin Mickoski, kanë refuzuar kuadro të propozuar nga partitë shqiptare vetëm për shkak të lidhjeve të tyre me UҪK-në. Një shembull konkret është refuzimi i emrit të Muhamed Ahmetit për postin e zëvendës ministrit pas zgjedhjeve, për shkak të lidhjeve të tij me UҪK-në. Megjithatë, koalicioni VLEN-VMRO nuk ka reaguar për emërimin e ish-komandantëve të njësive ushtarake dhe të komandantëve të njësisë vrastare “Llavovi”, në pozita drejtuese.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …