Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për rritjen e shtesave për lehonat, ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka reaguar duke e cilësuar vendimin si të drejtë në përmbajtje, por të vonuar dhe të motivuar politikisht. “Çdo mbështetje shtesë për qytetarët, qoftë për shërbyesit civilë apo për lehonat, është e mirëpritur. Megjithatë, ai vlerësoi se masa të tilla nuk duhet të jenë të përkohshme apo të lidhura me ciklet zgjedhore. “Qytetarët kanë nevojë për politika afatgjata, jo masa të fragmentuara që zbatohen vetëm kur afron koha e zgjedhjeve,” theksoi ai. Reçica ngriti pikëpyetje mbi kohën e marrjes së vendimit, duke e lidhur atë me pragun e shpalljes së datës së zgjedhjeve, lokale apo eventualisht edhe parlamentare, për shkak të krizës me moskonstituimin e Kuvendit. “Pse nuk u veprua më herët? Pse mungoi transparenca? Dhe pse gjithmonë ndodh në prag të zgjedhjeve?”, pyeti ai. Ai kërkoi miratimin e një ligji të posaçëm dhe gjithëpërfshirës për lehoninë, si dhe rregullim ligjor të pagave për shërbyesit civilë në përputhje me inflacionin, për të shmangur përdorimin e tyre për përfitime politike.
